Referuar temperaturave të acarta të motit, specialistët e Shërbimit Veterinar të Drejtorisë Rajonale Elbasan janë duke monitoruar intensivisht situatën në disa ferma të imtash në Librazhd.
Fermerët u këshilluan që të shtojnë vigjilencën mbi bagëtitë pasi moti ekstremisht i ftohtë mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin e tyre.
Shtimi i racioneve ushqimore të pasura me karbohidrate dhe proteina; sigurimi i shtresës së thatë në stallë dhe rritja e biosigurisë, ishin këshillat që Veterinerët e Shërbimit lanë për fermerët që merren me mbarështimin e bagëtive.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve