Autoritetet meterologjike paralajmërojnë se vendi është duke u përgatitur për ditë me stuhi, erëra të forta dhe rrezik për përmbytje në disa zona.
Për pasojë, fermerët duhet të tregohen vigjilentë, duke marrë masa paraprake për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e kafshëve në fermë dhe prodhimet bujqësore.
Rreziku i shkarkesave elektrike nga kushtet klimaterike kërkon kujdes të veçantë në tufat e blegtorisë që ndodhen në kullota, ndërsa intensiteti i lartë i reshjeve të shiut mund të shkaktojë përmbytje të tokave bujqësore apo serave.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, me anë të katër Drejtorive Rajonale është vënë në gadishmëri dhe komunikim të vazhdueshëm me strukturat e Emergjencave e Civile dhe fermerët. Për të kërkuar ndihmë në raste përmbytjesh, mund të kontaktoni në numrin e gjelbër 08003366.