Referuar situatës së ngarkuar meteorologjike, ku disa zona po përballen me reshje me intensitet të lartë shiu, e gjithë trupa e punonjësve të katër Drejtorive Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve është në terren për tu ardhur në ndihmë fermerëve.
Deri më tani nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje në ferma blegtorale apo sipërfaqe të mbjella bujqësore, por AKVMB është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet e tjera.
Kontrollet e veterinerëve dhe agronomëve tanë janë të përqëndruar më së shumti në zonat e vlerësuara me risk nga përmbytjet. Për të kërkuar ndihmë, mund të kontaktoni në numrin e gjelbër 08003366 ose në faqen e akvmb.gov.al. Në këtë link do të gjeni numrat e telefonave të 12 përgjegjësve të sektorëve që ju përfaqësojnë si zonë.
Klikoni mbi link për të gjetur veterinerin tuaj: – 𝐡𝐭𝐭𝐩𝐬://𝐚𝐤𝐯𝐦𝐛.𝐠𝐨𝐯.𝐚𝐥/