Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Moti i keq, zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural takim pune në Elbasan: Jini sa më pranë fermerëve

Përforcimi i shërbimeve të veterinerëve në tufat blegtorale dhe njohja me nevojat që fermerët kanë në kushtet e emergjencës së shkaktuar nga moti i keq, ishte qëllimi i takimit të zv.ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari në DRVMB Elbasan.

Veterinerët raportuan mbi situatën e Rajonit të Elbasanit dhe masat që kanë marrë ne kushtet e emergjencës, të cilët vijojnë që të jenë në shërbim të përforcuar që prej ditës së dielë.

 “Jini sa më pranë fermerëve në këto ditë të vështira, shkaktuar nga moti i keq! I këshilloni për kujdesin që  ata duhet të tregojnë për shëndetin e kafshëve! Mos nguroni në asnjë moment në dhënien e mbështetjes suaj si mjekë veterinerë!”, ishte kërkesa që Jaupllari iu bëri.

Pas kësaj, Zv.ministri  shkoi të vizitojë një fermë me gjedh, për tu njohur me nevojat që fermeri ka në këto ditë emergjence. Gjithashtu AKVMB ka vënë në dispozicion numrin e gjelbër 08003366.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion pë publikun

Vijon procesi i vaksinimit falas, për kafshët bujqësore nga Shërbimi Veterinar. Për vitin 2024, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka marrë në

Informacion për Publikun

Përditësim i situatës së Gripit të shpendëve   Informojmë publikun e gjerë se nuk ka dyshime dhe rikonfirmime të reja për Influencën aviare, në Republikën

Informacion për publikun

Në kuadër të transparencës publike ju bëjmë me dije se situata e gripit të shpendëve është nën monitorim dhe kontroll, nga zinxhiri institucional i Ministrisë

Informacion për publikun

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të transparencës  dhe të informimit të publikut, menjëherë pas marrjes së konfirmimit nga Instituti i Sigurisë Ushqimore