Murtaja e Ruminantëve të Vegjël është një sëmundje virale ngjitëse që shkakton dëme serioze në tufat blegtorale me të imta (dele/dhi).
Për tё parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje tё rrezikshme për tufat blegtorale, veterinerët e AKVMB janё duke bërë kontrolle intensive në ferma që mbarështohen të imtat, për të monitoruar gjendjen shëndetësore të kafshëve.
Situata ёshtё e pastër pasi nuk kemi asnjë rast pozitiv. Biosiguria në fermë është shumë e rëndësishme në parandalimin e përhapjes së sëmundjes.
𝑴𝒂𝒔𝒂𝒕 𝒆 𝒃𝒊𝒐𝒔𝒊𝒈𝒖𝒓𝒊𝒔ë 𝒏ë 𝒇𝒆𝒓𝒎ë
-respektoni karantinimin e kafshëve të reja
-kufizoni hyrje-daljet e vizitorëve në ferma
-shmangni kontaktin e kafshëve tuaja me tufat e huaja nëpër kullota
-dezinfektoni pajisjet e fermës