Në të gjitha tregjet është instaluar sistem informacioni blegtoral dhe veterinar, me kafshët që futen dhe dalin nga treg
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka në përgjegjësinë e tij monitorimin e të gjitha tregjeve të kafshëve të gjalla në territorin kombëtar.
Në të gjitha tregjet është instaluar një sistem informacioni blegtoral dhe veterinar, me të gjitha kafshët që futen dhe dalin nga treg.
Veterinerët zyrtarë, nuk lejojnë në asnjë rast futjen e kafshëve të pamatrikulluara dhe pa certifikatë lëvizje në treg. Ky proces është në funksion të gjurmueshmërisë dhe lëvizshmërisë së kafshëve të gjalla dhe të mishit të tyre për konsum.
Gjithashtu AKVMB ka nën monitorim edhe karantinimin e kafshëve të gjalla të importit, për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve zoonotike, të cilat ndikojnë në shëndetine konsumatorit.
Numri i kafshëvve të tregtuara për muajin mars janë 17.979 kafshë, të ndara sipas specieve. Në tregje janë pranuar në total 820 certifikata hyrje dhe janë lëshuar 862 certifikata dalje.