Matrikullimi në tufë është matrikullimi i të imtave vetëm me një matrikull në veshin e majtë. Matrikulli ka kodin dy shifror AL dhe kodin 4 shifror të fshatit dhe kryhet në kafshët e reja të destinuara për therje brenda 9 muajve që nga lindja.
Fermeri informon mjekun zyrtar të AKVMB, i cili shkon në fermë dhe bën identifikimin fizik të kafshëve që janë të destinuara therje. Në rast se periudha kohore zgjat më shumë se 𝟏𝟐 𝐦𝐮𝐚𝐣 që nga lindja dhe kafshët nuk janë therur, ato rimatrikullohen me matrikuj individual dhe formulari i identifikimit të kafshës hidhet në sistemi RUDA.
Të gjitha kafshët e imta që nuk janë të destinuara për therje, por për mbarështim, duhet të matrikullohen me matrikuj individual në të dy veshët.
Të dy matrikujt kanë të njëjtin kod. Kafshët e importuara me qëllim mbarështimin e tyre, që janë të identifikuara më parë me një sistem identifikimi i ndryshëm nga i yni, 𝒃𝒓𝒆𝒏𝒅𝒂 𝟮𝟭 𝒅𝒊𝒕𝒆̈𝒗𝒆 nga dita e hyrjes në territorin tonë duhet të rimatrikullohen me matrikuj individual në të dy veshët. Rimatrikullimi me matrikuj individual në të dy veshët bëhet kur matrikujt aktual kanë humbur apo janë dëmtuar dhe janë të palexueshëm.