Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Nis fushata e vaksinimit nga ajri për tërbimin tek dhelprat e kuqe

Rreth 560 mijë vaksina janë duke u shpërndarë nga ajri për të luftuar tërbimin e dhelprës së kuqe. Kjo është fushata e parë që realizohet për vitin 2023 dhe procesi po ndiqet nga projekti i “Monitorimi i Vaksinimit Kundër Tërbimit” –MRV IV in Albania dhe financohet nga European Union in Albania.

Vaksinimi i dhelprave pritet të mbulojë të gjithë territorin e vendit (përveç zonave urbane dhe burimeve ujore), me një densitet prej 20 vaksina/km2.

Vaksinat konsiderohen si një metodë e suksesshme për parandalimin e infektimit të dhelprës së kuqe nga tërbimi dhe minimizojnë rrezikun për rifutjen e sëmundjes nga vendet fqinje.

AKVMB do të jetë në monitorim të vazhdueshëm dhe për çdo rast të dyshuar do realizohen analiza laboratorike nga veterinerët tanë pranë ISUV.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;