Drejtoritë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Elbasan dhe Vlorë kanë nisur sot zbatimin e planit të emergjencave, me qëllim uljen e popullatës së karkalecit në sipërfaqet e kultivuara me kultura bujqësore.
Më herët janë njoftuar fermerët që të mos fusin për kullotje në këto parcela tufat blegtorale. Gjithashtu në zonat ku pritet të bëhet ndërhyrja me spërkatje, u vendosën tabela paralajmëruese për blegtorët dhe mbarështuesit e bletëve.
Këshillohet që fermerët të kenë kujdes në shtegtimin bletëve; të izolojnë zgjojet, duke respektuar disa rregulla teknike, si ajrosja dhe furnizimi me ujë i tyre. Kujdes të kihet në heqjen e kapakëve mbulues të koshereve!
Zonat ku do të bëhet ndërhyrja
Datat e ndërhyrjes mund të lëvizin në varësi të motit
- Në Gjolenë ndërhyhet sërish sot dhe nesër në orën 19:00
- Në Kosovë të Lushnjës ndërhyhet me datë 14 dhe 15 qershor
- Në fshatrat Grabian, Ferras, Stravec, Sopëz, Gradishtë, Spolat dhe Mertish të Divjakës do të ndërhyhet nga data 13-17 qershor
- Në fshatrat Plug, Saver dhe Karbunare të Lushnjës do të ndërhyhet nga data 13-17 qershor
- Në fshatrat Sevaster, Mavrovë, Kotë dh Pete të Bashkisë Selnicë do të ndërhyhet nga data 13-17 qershor