Formalizimi i sektorit të blegtorisë është pjesë e punës së pandalshme të AKVMB-së. “Armata” e veterinerëve të drejtorive Rajonale monitoron tregjet e kafshëve të gjalla në rang kombëtar, për të krijuar një rrjet informacioni blegtoral dhe veterinar, me të gjitha kafshët që futen dhe dalin nga tregu.
Veterinerët zyrtarë nuk lejojnë në asnjë rast futjen e kafshëve të pa matrikulluara dhe pa certifikatë lëvizje në treg. Ky proces është në funksion të gjurmueshmërisë dhe rritjes së garancisë ushqimmore.
Numri i kafshëvve të tregtuara për muajin gusht është 𝟐𝟒𝟑𝟎𝟖 kafshë, të ndara sipas specieve. Në tregje janë pranuar në total 𝟗𝟎𝟐 𝐜𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐭𝐚 𝐡𝐲𝐫𝐣𝐞 dhe janë lëshuar 𝟖01 𝐜𝐞𝐫𝐭𝐢𝐟𝐢𝐤𝐚𝐭𝐚 𝐝𝐚𝐥𝐣𝐞.