Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Pajisja e fermerëve me Regjistër, AKVMB bashkëpunon me eksportuesit

Pajisja e fermerëve me Regjistër është një nga prioritetet kryesore të AKVMB. Agronomët tanë janë në terren për të përfunduar shpërndarjen e rreth 10.000 Regjistrave, dokument ky që shërben për të rritur gjurmueshmërinë lidhur mbi përdorimin e PMB-ve në nivel ferme, me synimin e rritjes së sigurisë ushqimore.

Me anë të Regjistrit do të mund të identifikohet qartë lloji i dëmtuesve që kanë prekur kulturat bujqësore të fermerit dhe PMB-të që janë përdorur për trajtimin e tyre. AKVMB ishte pjesë e një takimi mjaft të rëndësishëm me eksportuesit kryesorë vendas dhe përfaqësues të shoqatës së eksportuesve të fruta-perimeve.

Eksportuesve iu kërkua që fermerët të dorëzojnë Regjistrin e Përdorimit të PMB në momentin që shesin prodhimet e tyre. Kjo metodë pune e detyron fermerin që të plotësojë Regjistrin dhe garanton eksportuesin për cilësinë.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;