Petriti nga Labinot Fusha e Elbasanit para 8 vitesh la emigrimin dhe u kthye në Shqipëri për tu marrë me tregtinë e trëndafilave. Eksperiencën e mori në Greqi dhe së bashku me të vëllanë, Fatmirin administrojnë 20 dynym tokë, të mbjellë me trëndafila të ngjyrave të ndryshme.
Vëllezërit eksportojnë më së shumti në Kosovë Turqi, Rumani dhe së shpejti presin ta zgjerojnë biznesin edhe me Kuvajtin.
Ëndrra e tyre është që të depërtojnë drejt tregut të Bashkimit Europian , pasi janë të bindur për cilësinë që ofrojnë.