Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Panairi i bujqësisë “Agriculture Days 2023”/ AKVMB dhe AKU, pjesë e stendës së përbashkët me Projektin “Food Safety”

AKVMB dhe AKU ishin pjesë e stendës së përbashkët me Projektin “Food Safety” në panairin e bujqësisë “Agriculture Days 2023”, në Lushnjë. Blegtorë dhe fermerë të shumtë iu bashkuan stendës për të marrë informacion mbi shërbimet që kryen AKVMB dhe përgjegjësitë që ka ndaj tyre.

Prezent në panair ishte edhe kreu i AKVMB Rolandi Meçaj, i cili takoi nga afër fermerë për të diskutuar mbi shqetësimet dhe nevojat e tyre. Meçaj i informoi blegtorët mbi rëndësinë e vaksinimeve të tufave blegtorale, duke i këshilluar që të rrisin bashkëpunimin me veterinerët e zonës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca vizitoi stendën ku u diskutua mbi rëndësinë e rritjes së sigurisë ushqimore dhe rrugët që duhet të ndjekim për ta çuar përpara këtë sfidë. Për çdo iformacion që fermerët kanë nevojë, na gjejnë edhe në datat 27-9 Prill në panair.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;