Jemi sot prezent në stendën e MBZHR, pjesë e panairit “Ditët e Bujqësisë”, në Lushnje. Takuam fermerë të shumtë për ti informuar mbi shërbimet dhe detyrimet që kryen AKVMB. Shpërndamë broshura dhe fletëpalosje për blegtorët dhe bujqërit.
Në këtë Panair morën pjesë mbi 80 biznese bujqësore e prodhuese nga Rajoni dhe vendet e BE-së. Ejani dhe na takoni pasi do të jemi këtu deri me datë 26 prill!