Edhe sot na gjeni në Panairin e Lushnjës me stendën e përbashkët me @the_food_safety_project dhe @aku.gov.al. Përfaqësuesit e AKVMB janë duke shpërndarë broshurat e përgatitura mbi Influencën Aviare, Murtajën Afrikane të Derrave, Rrënjëngrënësin e Misrit, Tomato Broën Rugose Fruit Virus, e të tjerë.
Aktiviteti zhvillohet në datat 27-29 Prill, në Lushnjë, “kryeqytetin” e eksporteve bujqësore, me akses në tregje të ndryshme në BE e më gjerë.
Ky është viti i dytë radhazi që zhvillohet një panair me përmasa ndërkombëtare në Shqipëri, duke shërbyer si një rrugë komunikimi mes fermerëve, agro-përpunuesëve dhe eksportuesve të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale.