Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Panairi “TiranAgro”, AKVMB bisedon me fermerët mbi shërbimet që kryen

Autoriteti Kombëtari i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, së bashku me Projektin “Food Safety” dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, janë pjesë e një stende në Panairin “TiranAgro”, i cili po zhvillohet në Sheshin Skënderbej. 

Në këtë Panair kanë marrë pjesë mbi 50 biznese të profilit agro-ushqimor dhe rreth 200 fermerë. 

Aktiviteti është konceptuar si një pikëtakimi mes prodhuesve, importuesve dhe konsumatorëve, ku fokusi kryesor është promovimi i kompanive që operojnë në tregun shqipfolës.

Takuam dhe biseduam me blegtorë dhe bujq, për t’iu prezantuar shërbimet falas që kryen AKVMB si; matrikullimi, vaksinimi, gjurmimi, lëshimi i certifikatave për lëvizjen e kafshëve, e të tjerë. Gjithashtu folëm për rëndësinë e biosigurisë në ferma, një nga hallkat kyçe të parandalimit të një sërë sëmundjeve zoonotike.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;