Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Rolandi Meçaj ishte pjesë e një takimi trajnues me bletarët, i cili u zhvillua në sheshin Skëndërbej, si pjesë e aktivitetit të panairit “TiranAgro”.
Dr. Pëllumb Aleksi, ekspert prej 25 vitesh në diagnozën dhe kontrollin e sëmundjeve të bletëve, realizoi një demonstrim përballë bletarëve mbi kushtet higjenike të vjeljes dhe ruajtjes së mjaltit.
Në këtë trajnim, Meçaj kërkoi forcimin e komunikimit mes bletarëve dhe veterinerëve të AKVMB, për të garantuar mirëqënien e bletëve dhe mjaltë sa më cilësor.