Parandalimi i përhapjes së dëmtuesve karantinorë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe sigurimi i mbrojtjes të bimëve e të produkteve bimore, është një nga detyrat e AKVMB.
Specialistet e Mbrojtjes së Bimëve të DRVMB Vlorë, monitoruan subjektin që merret me prodhimin e fidanëve perimor, me administrator, Mikel Hoxha. Sera ndodhet në fshatin Suk 1 të Roskovecit dhe pasi u konkludua se fidanët ishin të pastër nga ana fitosanitare, u certifikuan, duke i hapur rrugë shitjes së tyre në treg.
Kjo serë prodhon fidanë të llojit; domate, spec, kastravec, lakër, shalqi, pjepër, me destinacion Rajonin e Fierit, Lushnjës dhe Beratit.