Parandalimi i përhapjes së dëmtuesve/Në muajin mars u kryen 296 kontrolle fitosanitare
Inspektorët (agronomët) e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve çdo ditë janë në terren për të kryer procedurën zyrtare të vrojtimit të bimëve, për të përcaktuar karakteristikat e një popullate dëmtuesish, ose për të përcaktuar se cilat specie janë të pranishme në një zone.
Për muajin mars 2022 janë kryer në total 296 kontrolle zyrtare fitosanitare, me qëllim parandalimin e përhapjes të dëmtuesve në mbrojtje të shëndetit të bimëve.
Dëmtuesit në bimë janë kërcënim serioz në ekonominë bujqësore dhe në mjedis. Inspektorët e 4 drejtorive Rajonale, në ato raste kur konstatojnë vatra infeksioni tek bimët, informojnë fermerët për masat që duhet të ndërmarrin për të luftuar dëmues të ndryshëm. Vëmendje e veçantë i kushtohet informimit mbi përdorimin e PMB-ve.