Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Pastërtia fitosanitare/Agronomët e AKVMB monitorojnë serrat e fidanëve perimorë

Garantimi i pastërtisë nga dëmtuesit karantinor dhe jo karantinor të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor është një nga përgjegjësitë e AKVMB, në mbështetjen e  prodhimit bujqësor, mbrojtjen e mjedisit dhe të konsumatorit.

Një ditë më parë agronomët e Drejtorisë së Përgjithshme monitoruan nga afër dy serra në fshatin Koxhas të Durrësit, në pronësi të subjektit  “Agro Koni”, i angazhuar në prodhimin dhe përgatitjen për treg të materialit mbjellës dhe shumëzues të bimëve bujqësore, të cilat përfshijnë; domate, spec, kastravec dhe shalqi.

 Ekspertët tanë verifikuan të gjithë dokumentacionin lidhur me lëshimin e Certifikatave Fitosanitare dhe monitoruan nga afër pastërtinë e fidanëve nga dëmtuesit. Në serrën e parë, me sipërfaqe  8000 m/2, për vitin 2023 janë certifikuar nga specialisti i Mbrojtjes se Bimëve të DRVMB Tiranë, 𝟏𝟏𝟎𝟎.𝟎𝟎𝟎 𝐟𝐢𝐝𝐚𝐧𝐞̈ dhe në serrën e dytë, me sipërfaqe 7700m/2, janë certifikuar 𝟖𝟔𝟓𝟎𝟎𝟎 𝐟𝐢𝐝𝐚𝐧𝐞̈.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Njoftim për publikun

Bazuar në legjislacionin veterinar shqiptar të gjitha kafshët dhe fermat blegtorale duhet të regjistrohen. Të dhënat e numrave të identifikimit unik të kafshëve për llojekt

Informacion pë publikun

Vijon procesi i vaksinimit falas, për kafshët bujqësore nga Shërbimi Veterinar. Për vitin 2024, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka marrë në

Informacion për Publikun

Përditësim i situatës së Gripit të shpendëve   Informojmë publikun e gjerë se nuk ka dyshime dhe rikonfirmime të reja për Influencën aviare, në Republikën

Informacion për publikun

Në kuadër të transparencës publike ju bëjmë me dije se situata e gripit të shpendëve është nën monitorim dhe kontroll, nga zinxhiri institucional i Ministrisë

Informacion për publikun

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të transparencës  dhe të informimit të publikut, menjëherë pas marrjes së konfirmimit nga Instituti i Sigurisë Ushqimore