Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Pastërtia fitosanitare, specialistët e Mbrojtjes së Bimëve vlerësojnë situatën e fidanëve përpara se tu tregtohet fermerëve

[Specialistët e Mbrojtjes së Bimëve të Qarkut Berat kryen kontroll fitosanitar në subjektin “Barim Hyka”, me vendndodhje në Kutalli të Beratit.

Qëllimi i kontrollit ishte vlerësimi i situatës shëndetësore të materialit mbjellës bimor, për  218 mijë fidanë të llojit domate, spec dhe trangull. Sipas specialistëve, fidanët rezultuan të pastër nga organizmat dhe sëmundjet e dëmshme dhe u pajisën me certifikatë fitosanitare.

“Certifikata fitosanitare” është dokumenti zyrtar i lëshuar nga Shërbimi i Mbrojtjes së Bimëve që vërteton se fidanët i janë nënshtruar kontrollit fitosanitar dhe janë gjetur të pastër nga parazitët.

Specialistët e Mbrojtjes së Bimëve vijojnë intensivisht kontrollet në rang kombëtar në çdo subjekt që prodhon fidanë, me qëllim që fermerëve kultivues, t’ iu garantohet pastërtia fitosanitare.

 

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

[email protected]

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Njoftim për publikun

Në kuadër të trasparencës për publikun, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve informon se menjëherë pas njoftimit për shpendë të egër të ngordhur