AKVMB së bashku me Entin Shtetëror të Farave dhe Fidanëve, kryen kontroll të përbashkët në fshatin Melgushe, Njësia Administrative Bushat në qarkun e Shkodrës për të evidentuar pastërtinë varietore dhe atë fitosanitare.
Përgatitja e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor për treg kërkon në mënyrë të vazhdueshëm bashkëpunimin ndërinstitucional, pasi cilësia e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor është identiteti, pastërtia e gjendjes shëndetësore, fuqia mbirëse për mbjelleje dhe riprodhim.
AKVMB së bashku me Entin Shtetëror të Farave dhe Fidanëve, kryen kontroll të përbashkët në fshatin Melgushe, Njësia Administrative Bushat në qarkun e Shkodrës për të evidentuar pastërtinë varietore dhe atë fitosanitare.
Prodhuesi i fidanëve z. Besim Moriqi këtë vit ka prodhuar për tregtim rreth 15000 fidanë ulliri, 22000 fidanë kivi, 15000 fidanë shege dhe 4000 fidanë agrume, ku nën mbikëqyrjen e AKVMB dhe ESHFF siguron material mbjellës dhe shumëzues bimor cilësor dhe të pastër nga ana fitosanitare.