Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Për të frenuar dhe parandaluar përhapjen e antraksit AKVMB për vitin 2021 ka kyer fushatën e vaksinimit

Plasja, ose ndryshe antraksi është një sëmundje që mund të transmetohet nga kafshët e infektuara tek njerëzit.

Antraksi është mjaft rezistent dhe mund të mbijetojë në mjedis për dekada. Çrrënjosja e plasjes është shumë e vështirë dhe është një sëmundje detyrimisht e lajmërueshme.
Për të frenuar dhe parandaluar përhapjen e antraksit AKVMB për vitin 2021 ka kyer fushatën e vaksinimit. Në total janë vaksinuar falas në të gjithë vendin 79.951 krerë, konkretisht; gjedh, të leshta, të dhirta, derra dhe njëthundrakë.
Numri i kafshëve të ngordhura për vitin e kaluar nga kjo sëmundje është 22 të imta dhe 7 krerë gjedh.
Fermerë, bashkëpunoni ngushtë me veterinerin e zonës suaj, për ta përfituar vaksinimin kundra plasjes falas! Në raste abuzimi apo neglizhence nga ana e veterinerit të shërbimit, denonconi në 𝗻𝐮𝐦𝐫𝐢𝗻 𝗲 𝐠𝐣𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐫-𝟎𝟖𝟎𝟎𝟑𝟑𝟔𝟔!
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;