Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Për të garantuar sigurinë ushqimore, veterinerët nuk lejojnë futjen në thertore të kafshëve të pamatrikulluara

Prej datës 15 tetor të gjitha thertoret në vend mbikëqyren nga veterinerët zyrtarë të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve. Për të garantuar sigurinë ushqimore, veterinerët zyrtarë nuk lejojnë futjen në thertore të kafshëve që janë të pamatrikulluara apo që nuk janë të pajisura me certifikatën shëndetësore të lëvizjes, një dokument ky që garanton gjurmueshmërinë e produktit shtazor.

Gjithashtu ata janë përgjegjës për kontrollin para dhe pas therjes së kafshëve që vijnë në thertore, deri në vulosjen e mishit. Nëse kafsha plotëson kushtet dhe pasi kryhen kontrollet para e pas therjes dhe gjykohet që mishi është i përshtatshëm për konsum, atëherë veterineri kryen vulosjen e mishit, një shërbim ky që kryhet falas nga AKVMB. Deri më tani janë lëshuar në total 30.263 certifikata mishi.
Secila prej thertoreve ka një kod unik, gjë që bën të mundur gjurmueshmërinë e mishit. Qytetarët duhet t’i kërkojnë pikës së tregtimit shenjën e vulës zyrtare të AKVMB në mish, për të pasur garanci në produktin që konsumojnë. Në raste abuzimi nga njësitë e tregtimit të mishit, denonconi në 𝗻𝐮𝐦𝐫𝐢𝗻 𝗲 𝐠𝐣𝐞𝐥𝐛𝐞̈𝐫-𝟎𝟖𝟎𝟎𝟑𝟑𝟔𝟔!
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

Shpërndaje:

Lajme të tjera