Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Për të shmangur shpërthimin e Influencës Aviare, respektoni masat e biosigurisë

Influenca Aviare është një sëmundje virale shumë ngjitëse dhe virusi vlerësohet me patogjen të lartë ose të ulët. Shpendët e infektuar me viruset me patogjenitet të ulët mund të shfaqin shenja të lehta të sëmundjes ose aspak.

Infeksionet e shkaktuara me patogjenitet të lartë mund të shkaktojnë ngrodhje. Të dyja këto patogjenitete përhapen shpejt nëpër tufa, prandaj është e rëndësishme që shpërthimet të menaxhohen menjëherë.

Për të shmangur shpërthimin e Influencës Aviare, duhet të respektoni rreptësisht masat e biosigurisë; 

  • Lani duart para dhe pas kontaktit me shpendët
  • Kufizoni numrin e njerëzve që futen në stabiliment apo në kotec
  • Përdorni pajisje mbrojtëse personale si, veshje të përshtashme, këpucë, doreza, kapele
  • Pastroni dhe dezinfektoni pajisjet para dhe pas çdo përdorimi
  • Tufat e shpendëve duhet të vendosen në rrethime që parandalojnë çdo ekspozim ndaj zogjve të egër ose shpendëve të ujit.
  • Shmangni tërheqjen e zogjve të egër dhe shpendëve të ujit me anë të ushqimit
  • Në rast se vëreni ndryshme të sjelljes së shpendëve raportoni menjëherë mjekun veteriner të caktuar nga AKVMB për zonën tuaj, osë telefononi në numrin e Gjelbër 𝟎𝟖𝟎𝟎𝟑𝟑𝟔𝟔.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi flaveshencën e artë të hardhisë

Flaveshenca e artë e hardhisë është sëmundje shkatërruese e hardhisë. Transmetohet nga materiali shartues dhe shumues vegjetativ si dhe nga insekti vektor 𝑠𝑐𝑎𝑝ℎ𝑜𝑖𝑑𝑒𝑢𝑠 𝑡𝑖𝑡𝑎𝑛𝑢𝑠. Nëse