Regjistrimi i fermave blegtorale në bazën kombëtare të të dhënave (sistemi RUDA) është detyrim ligjor për çdo fermer. Veterinerët e AKVMB një nga detyrat kryesore kanë regjistrimin e fermave blegtorale dhe matrikullimin e kafshëve.
Sistemi i regjistrimit të fermave blegtorale ka si qëllim garantimin e një kontrolli më të mirë të shëndetit dhe mirëqënies së kafshëve që nga lindja, lëvizja, therja ose ngordhja e tyre; gjurmueshmërinë e kafshëve dhe mbikëqyrjen epidemiologjike; sigurimin e informacionit për popullatën, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive; përmirësimin e kontrollit veterinar gjatë import-eksportit të kafshëve.
Gjithashtu shërben për të zbatuar programet kombëtare të mbështetjes dhe për të mbrojtur shëndetin publik nga sëmundjet zoonotike. Për vitin 2022 janë regjistruar në sistemin RUDA 𝟑𝟎𝟒𝟓 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞𝐣𝐚 dhe krahasuar me një vit më parë janë 𝟏𝟏𝟓 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐚 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈.
Veterinerët e AKVMB janë në terren për të bërë matrikullimet dhe regjistrimet e fermave të reja.