Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Përafrimi i ligjeve shqiptare me BE, AKVMB pasqyron në Bruksel punën e bërë deri më tani

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve mori pjesë në takimet shpjeguese për Kapitullin 12 “Politikat e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve”, që u zhvlua në Bruksel mes Komisionit Evropian dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në fokus ky takim i zhvilluar në datat 19-20 korrik kishte pasqyrimin e punës së bërë lidhur me acquis e Bashkimit Evropian, në fushën e politikave të sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe bujqësisë.

Shqipërisë synon modernizmin,  ristrukturimin e sektorit shqiptar bujqësor dhe agro-industrial dhe mbështetjen e përafrimit gradual të legjislacionit dhe praktikave shqiptare me rregullat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Legjislacioni i Bashkimit Evropian përcakton rregullat e hollësishme në fushën e veterinarisë, të cilat janë thelbësore për të ruajtur shëndetin e kafshëve dhe sigurinë e produkteve ushqimore me origjinë shtazore në tregun e brendshëm. AKVMB luan një rol thelbësor në fushën e veterinarisë dhe fitosanitetit.

Shpërndaje:

Lajme të tjera