Përcaktimi i gjendjes fitosantitare është përgjegjësi e inspektorëve të AKVMB, të cilët çdo ditë janë në terren për të kryer vrojtimin e bimëve.
Për muajin tetor 2022 janë kryer në total 𝟑𝟔𝟗 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐨𝐥𝐥𝐞 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐟𝐢𝐭𝐨𝐬𝐚𝐧𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞, me qëllim parandalimin e përhapjes së dëmtuesve në mbrojtje të shëndetit të bimëve.
Rëndësia e monitorimeve është për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të bimëve dhe përcaktohen masat fitosanitare parandaluese dhe luftuese në përhapjen e dëmtuesve.