Përdorimi i Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve mundëson rritjen e sasisë dhe cilësisë së prodhimit bujqësor. Përveç anës pozitive që lidhet me rritjen e rendimentit të bimëve bujqësore dhe cilësisë së prodhimit, shoqërohet edhe me ndikime negative në mjedis dhe në shëndetin e njeriut, sidomos në rastet kur përdorimi i tyre prej përdoruesve kryhet në mënyrë të pakontrolluar, pa u mbështetur në të dhënat e etiketës së produktit dhe rekomandimet e specialistëve të fushës që mbështeten në protokollet e miratuara për këtë qëllim.
Në vendin tonë ekziston një kuadër ligjor mbi regjistrimin, importin, tregtimin, transportin, ruajtjen, magazinimin dhe përdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB) dhe është i përafruar me legjislacionin e BE-së.
Në Shqipëri lejohen të regjistrohen, importohen e tregtohen vetëm PMB-të që janë të regjistruara dhe lejuara për tregtim e përdorim së paku në një vend të BE-së.
Përmbajtja e lëndeve aktive në formulim, kushtet e ruajtjes dhe përdorimit duhet të jenë në përputhje me përcaktimet në etiketën e produktit dhe përcaktimet në dokumentin e regjstrimit.