Operatorë ekonomikë të produkteve bujqësore dhe specialistë të AKVMB, ishin pjesë e trajnimit për përdorimin e sistemit dhe plotësimin e Certifikatave Fitosanitare On line, i organizuar nga sekretariati i CEFTA. Ky trajnim është në kuadër të përafrimit ligjor dhe të aktiviteteve tregtare me vendet evropiane dhe vendet e Rajonit të Evropës Qendrore (marrëveshja CEFTA), ku operatorët tanë ekonomik do të jenë pjese e sistemit të përbashkët evropian TRACE.
Në periudhën shtator-nëntor 2022 është realizuar një projekt pilot ku morën pjesë disa nga operatorët ekonomikë të Qarkut Fier dhe Berat dhe me inspektorët e DRVMB Elbasan e DRVMB Vlorë rezultoi i suksesshëm.
Përfitues të përdorimit te këtij sistemi on line do të jenë vetë operatorët ekonomikë, sepse realizimi i procesit të certifikimit on line dhe njoftimi on line i operatorit pritës, minimizon kohën dhe të gjitha procedurat e administrative me certifikimin, eksportin dhe kohën në doganën pritëse, që do të thotë kohë më e shkurtër fizike për certifikim, kohë e kursyer në dogana dhe ruajtja e freskisë së produktit bujqësor.
Të qenit pjesë e Sistemit Evropian “TRACE”, çon në njohjen dhe garantimin e seriozitetit të kompanive shqiptare. Produktet bujqësore që eksportohen do të jenë më të mbrojtur, më të kontrolluar dhe me gjurmueshmëri të qartë.