Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Përfaqësues të CEFTA-s mblidhen në Tiranë për rishikimi i aktiviteteve dhe rezultateve të projektit

Gjenerimi dhe përpunimi i certifikatave fitosanitare dhe veterinare, në palët e vendeve anëtare në CEFTA e më gjerë, në nëpërmjet sistemit CEFTA TRACES NT, ishte qëllimi i një takimi dyditor i zhvilluar në Tiranë.

 

Vënia në funksion e sistemit sistemi CEFTA TRACES NT, nëpërmjet Projektit SEED+ ofron shkëmbim të shpejtë informacioni për ngarkesat me kafshët e gjalla dhe mallrat bujqësore, duke lehtësuar kështu menaxhimin e rrezikut të ngarkesave të refuzuara.

Në praktikë SEED+ nënkupton reduktimin e ndjeshëm të kohës së pritjes në pikat e kalimit doganor, thjeshtimin e inspektimit, uljen e formaliteteve dhe kostove.

 

Fokusi i takimit dyditor ishte edhe rishikimi i aktiviteteve, rezultateve të vazhdueshme të projektit të mirëmbajtjes SEED+, diskutimi i iniciativave të ardhshme për mbështetjen, mirëmbajtjen dhe përmirësimet e CEFTA SEED+ dhe TRACES NT.

Shpërndaje:

Lajme të tjera