AKVMB si palë përfituese e zbatimit të Projektit SEED+ (i cili u financua nga Bashkimi Evropian), është mobilizuar për implementimin e sistemit CEFTA TRACES NT, duke mundësuar lëshimin online të Certifikatave Fitosanitare për operatorët ekonomikë, drejt vendeve ku eksportohen produktet bujqësore.
Nëpërmjet përdorimit të platformës nga operatorët dhe inspektorët tanë, ulet në minimum koha për përgatitjen dhe nisjen ngarkesës.
Shpejtimi i procedurave administrative sjell; ulje të kostove, kohë e shkurtuar e pritjes së mallit në doganë dhe cilësi e lartë e produkteve bujqësore.
Platforma CEFTA TRACES NT, e ndërtuar mbi EU TRACES NT dhe në përputhje me acquis të BE-së dhe praktikat e shteteve anëtare të BE-së, është e disponueshme 24/7, për të mos penguar në asnjë moment punën eksportet shqiptare drejt vendeve anëtare në CEFTA BE e më gjerë.