Ka përfunduar Faza e III e gjurmimit të brucelozës në gjedh në të gjithë Rajonin e Tiranës.
Në fokus kanë qenë fermat me 5 krerë e lart dhe në total për Fazën e tretë janë gjurmuar 𝟔𝟎𝟔𝟎 𝐤𝐫𝐞𝐫ë 𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡.
Bruceloza është kërcënim serioz për gjedhin sepse infeksioni bakterial ka pasoja të rënda ekonomike; që përfshijnë uljen e prodhimit të qumështit, humbjen e peshës së kafshës, abortin, infertilitetin dhe çalimin e saj.
Nëse fermeri dyshon se kafsha e tij është e prekur nga kjo zoonozë, e ka detyrim ligjor që të raportojë menjëherë veterinerin zyrtar të shërbimit ose në 𝙣𝙪𝙢𝙧𝙞𝙣 𝙚 𝙜𝙟𝙚𝙡𝙗𝙚̈𝙧 𝟎𝟖𝟎𝟎𝟑𝟑𝟔𝟔.