Bruceloza është sëmundje zoonotike me rrezikshmëri të lartë, e cila mund të përhapet nga njëra kafshë në tjetrën dhe tek njeriu nëse nuk respektohen masat e rrepta të biosigurisë.
AKVMB ka përfunduar Fazën e Parë dhe e Dytë e gjurmimit të brucelozës në gjedh në të gjithë vendin. Në Fazën e Parë janë gjurmuar 38418 krerë gjedh dhe në Fazën e Dytë janë gjurmuar 39309 krerë.
Fermerët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj shenjave klinike dhe në ato raste kur konstatojnë se kafshët e tyre janë të infektuara, duhet të marrin masa të menjëhershme për të parandaluar përhapjen e infeksionit.