Nga data 15 tetor AKVMB ka marrë në monitorim thertoret, ku ka caktuar për secilën prej tyre një veteriner zyrtar, i cili është përgjegjës për kontrollin ante dhe post mortum të kafshëve që vijnë në thertore deri në vulosjen e mishit.
Secila prej thertoreve ka një kod unik, gjë që bën të mundur gjurmueshmërinë e kafshëve të therura dhe rritjen e sigurisë ushqimore.
Qyetarët duhet t’i kërkojnë pikës së tregtimit certifikatën e mishit që blejnë për të kuptuar historinë e produktit shtazor që po konsumojnë. Për Qarkun e Tiranës vulat kanë kodet AL AKVMB TIRANË, 01 deri në 12, një kod ky specifik për çdo thertore.
AKVMB është përgjegjës për zbatimin e plotë dhe përmirësimin e vazhdueshëm të zinxhirit ushqimor nga ferma në tavolinë.
Për të qenë të sigurt se çfarë konsumoni, verifikoni vulat e mishit me kodet që janë të paraqitura në foton e publikuar nga AKVMB.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve