Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Planit i Monitorimit të Dëmtuesve, AKVMB merr mostra për analizim në serrat e Durrësit

Në kuadër të zbatimit të Planit të Monitorimit të Dëmtuesve për Vitin 2023, specialistët e AKVMB në të katër Drejtoritë Rajonale janë në terren për të marrë mostra në serra, mbi evidentimin e dëmtuesve të ndryshëm.

Konkretisht në Qarkun e Durrësit u morën 7 mostra (speca, domate, patëllxhanë dhe kastraveca), për tu dërguar pranë laboratorit të DRAKU Durrës pasi inspektorët tanë patën me dyshime për prani të dëmtuesve karantinor.

Përgjigjja e raport provave për dy nga mostrat ka rezultuar pozitive për dëmtuesit karantinor tripsi i luleve (Frankinella occidentalis) dhe minatriçia e gjetheve (Liriomyza sativa). Menjëherë pas rezultateve të raport-provave specialistët e AKVMB Tiranë, morën masa agroteknike, si; çrrënjosja e bimëve të kultivuara në serrat që rezultuan pozitive për dëmtuesit karantinor; asgjësimin e mbetjeve bimore; dezinfektimi dhe punimi i tokës.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;