Takimi i radhës mbi Platformën e Bashkërendimit të Sigurisë Ushqimore u zhvillua në Prefekturën e Kukësit, ku morën pjesë zv. Ministri i Bujqësisë, Z.Arian Jaupllari, Drejtori i Përgjithshëm i AKVMB, Rolandi Meçaj, Drejtoresha e Përgjithshme AKU, Jeta Deda, Prefekti i Qarkut, Granit Gjana, bashkë me përfaqësues të Bashkive dhe drejtorive Rajonale të Kukësit.
Në fokus ishte diskutimi mbi koordinimin e strukturave për garantimin e sigurisë ushqimore, ndërtimin e programeve të përbashkëta të ndërgjegjësimit për fermerët dhe operatorët e biznesit ushqimor, të shtrirë në Qarkun e Kukësit.
Prefekti kërkoi që të caktohet një pikë kontakti në nivel rajonal, për të bashkërenduar punën mes institucioneve, lidhur me problematikat që mund të dalin gjatë punës.