Rritja e kontrollit mbi plotësimin e Regjistrit të fermerit është një proces mjaft i rëndësishëm për garantimin e sigurisë ushqimore.
Kreu i AKVMB Rolandi Meçaj dhe drejtoresha e Drejtorisë së Mbrojtjes së Bimëve, Valdete Buça zhvilluan një tur takimesh me eksportues së produktve bujqësore për të krijuar partneritet mes AKVMB, eksportuesve dhe fermerëve prodhues.
U rekomandua që pikat e grumbullimit të verifikojnë Regjistrin e përdorimit të PMB-ve sa herë që të blejnë produktet e fermerëve.
Paralelisht inspektorët e Mbrojtjes së Bimëve të AKVMB do të bëjnë monitorime në ferma, lidhur mbi plotësimin e Regjistrit. Me anë të Regjistrit do të mund të identifikohet qartë lloji i dëmtuesve që kanë prekur kulturat bujqësore të fermerit dhe PMB-të që janë përdorur për trajtimin e tyre.
Kjo praktikë pune e detyron fermerin që të plotësojë Regjistrin dhe garanton konsumatorin për produkte të sigurta.