Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Popullimi i sistemit Ruda dhe informalizimi i blegtorise është një process i pandalshem i AKVMB-së

Popullimi i sistemit Ruda dhe informalizimi i blegtorisë është një proces i pandalshëm i AKVMB-së.

Popullimi i sistemit Ruda dhe informalizimi i blegtorisë është një proces i pandalshëm i AKVMB-së. Çdo ditë veterinerët e shërbimit dhe të kontrollit zyrtar të katër drejtorive Rajonale ndodhen në terren për të matrikulluar gjedhët dhe të imtat.
Një ditë më parë veterinerët shkuan në një fermë në Polis të Librazhdit për të matrikulluar dhe rimatrikulluar 90 krerë dele. Ferma në total ka 280 krerë dele, ku 120 prej tyre janë të rracës autoktone. Drejtimi i këtij aktiviteti blegtoral është shitja e qumështit.
Kontrolli i dytë u bë në një fermë në Spathar të Librazhdit, e cila mbarështon 900 krerë dele dhe 350 krerë dhi. Ferma, të gjithë aktivitetin blegtoral e ka me cikël të mbyllur, pasi përpunon qumështin dhe e shet në dyqanet e tija. Gjithashtu shet edhe mish.
Në këtë fermë u krye matrikullimi i krerëve të remontit, qingjave dhe kecave për therje. Gjendja shëndetësore e kafshëve u paraqit e mirë dhe fermerët në të dyja rastet u këshilluan që të respektojnë me përpikmëri masat e biosigurisë.

Shpërndaje:

Lajme të tjera