Jemi në Njësinë Administrative Miras të Devollit për të zhvilluar takim informues me Kreun e kësaj Njësie, kryetarët e fshatrave përreth dhe blegtorët që merren me mbarështimin e të imtave, lidhur me rrezikun që shkakton Murtaja e Ruminantëve të Vegjël.
Një shpërthim i mundshëm i kësaj sëmundjeje sjell emergjencë për shkak të përhapjes së saj në mënyrë të shpejtë dhe shkallës së lartë të mortalitetit në tufë.
Drejtori i Përgjithshëm i AKVMB, Rolandi Meçaj kërkoi mes palëve që të bashkëpunohet ngushtësisht, për të koordinuar dhe mirë menaxhuar situatën në rast të shfaqjes së kësaj sëmundjeje.
“Në duhet të operojmë si një trupë e vetme, për të garantuar një situatë të pastër epozootike. Veterinarët tanë janë pranë fermerëve, duke bërë monitorime në ferma, por pa ndihmën dhe bashkëpunimin e blegtorëve dhe pushtetit lokal kjo do të ishte e vështirë. Në raste të dyshimta, mbarështuesit duhet të njoftojnë menjëherë Shërbimin Veterinar”, tha Meçaj.