Murtaja e Ruminantëve të Vegjël është një infeksion viral që përbën kërcënim të konsiderueshëm për delet, dhitë dhe disa thundrakë të egër , me shkallë sëmundshmërie që arrin në 100% dhe shkallë mortaliteti deri në 80%.
Sëmundja prek rëndë prodhimin e qumështit dhe mishit, por nuk transmetohet te njerëzit.
Shërbimi Veterinar i AKVMB ka ndërmarrë një sërë veprimesh, si;
-ndërgjegjësimi i fermerëve për të zbuluar dhe raportuar shenja klinike që shfaq ky infeksion, (të tilla si temperaturë e lartë, diarre, rrjedhje nga hundët, lotim të syve)
-përditësim i vlerësimit të rrezikut nga veterinerët në terren,
-përditësim i planeve të emergjencës,
-rritje e bashkëpunimit ndërinstitucional mes AKU, PIK, dhe Polici, për ndalimin e importit të të imtave nga vendet e prekura. Ky bashkëpunim është thelbësor për të koordinuar strategjitë dhe veprimet në frenimin e përhapjes ndërkufitare të PPR.