Specialistët e Mbrojtjes së Bimëve të Qarkut Berat në këtë periudhë janë duke monitoruar praninë e fazave dimëruese të parazitëve në pemtari.
Monitorimi u krye në fshatin Mimias të Beratit, në kulturën fik (𝐹𝑖𝑐𝑢𝑠 𝐶𝑎𝑟𝑖𝑐𝑎) me sipërfaqe 6 ha. Zona në fjalë është e njohur për plantacionet e mëdha, të kultivuar me fiq.
Sipërfaqja e monitoruar ishte 1 ha, në të cilën u konstatua prekje e lehtë nga breshkëza e fikut (𝑐𝑒𝑟𝑜𝑝𝑙𝑎𝑠𝑡𝑒𝑠 𝑟𝑢𝑠𝑐𝑖 𝐿.) dhe kanceri i degëve (𝑝ℎ𝑜𝑚𝑜𝑝𝑠𝑖𝑠 𝑐𝑖𝑛𝑒𝑟𝑎𝑠𝑐𝑒𝑛𝑠).
Speciallistët informuan fermerët për zbatimin e masave agroteknike dhe në rast të shtimit të infeksionit të kryhen trajtimet dimërore gjatë muajve janar–shkurt.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve