Specialistët e Mbrojtjes së Bimëve të Drejtorisë Rajonale Elbasan monitoruan situatën mbi prezencën e miut të arave dhe në ambientet e mbrojtura nga sëmundje dhe dëmtues.
Specialistët ishin në fshatin Samaticë të Bashkisë Dimal, ku konstatuan infeksion të lehtë nga dëmtuesi polifag (miu i arave) në kulturat e foragjereve të ndryshme dhe pemtore.
Gjithashtu u konstatua infeksion i lehtë nga vrugu, (𝑝𝑠𝑒𝑢𝑑𝑜pero𝑛𝑜𝑠𝑝𝑜𝑟𝑎 𝑐𝑢𝑏𝑒𝑛𝑠𝑖𝑠) në kulturën trangull (𝑐𝑢𝑐𝑢𝑚𝑖𝑠 𝑠𝑎𝑡𝑖𝑣𝑢𝑠) me sipërfaqe totale rreth 185.5 ha, nga këto të monitoruara 25.5 Ha.
Monitorimet u kryen në bashkëpunim me fermerë pontecialë dhe agronomë të zonës. Fermerët u informuan mbi rrezikun që shkaktojnë minjtë e arave dhe për metodën se si duhet të luftohen.
Lidhur me vrugun, fermerët u këshilluan që të përdorin praktikat e mira të mbrojtjes së bimëve. Sipërfaqet e mbjella me kultura të ndryshme bujqësore do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm nga specialsitët e Mbrojtjes së Bimëve.
Përveç trajtimit kimik, punimi i tokës dhe heqja e barit janë metoda që ndikojnë në parandalimin e përhapjes së miut të arave. Luftimi në kohë i këtij brejtësi bën që të mos ketë dëmtime të shumta në pemtoret, foragjere e më gjerë.