Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Profil/ Andoni nga Maliqi: Kam 12 vite që merrem me blegtori

Andonin nga Sheqerasi i Maliqit  e gjejmë në fermë, duke u kujdesur për  50 lopët e tija.  Ka 12 vite që merret me këtë aktivitet dhe thotë se blegtoria nuk është një punë e lehtë, por të siguron të ardhura të mjaftueshme financiare.

Prodhimin ditor prej 5 kv e shet tek një  fabrikë e përpunimit të qumështit dhe qëllimi i tij është që të shtojë numrin e krerëve. 

“Të gjithë ditën e kam të lidhur me fermën dhe tokat që duhet të mbjell për të siguruar bazën ushqimore. Në çdo moment duhet të jemi të kujdesshëm sepse bëhet fjalë për gjë të  gjallë dhe situata të del nga duart, duke sjellë pasoja për biznesin”, thotë 49-vjeçari.

Në fermë ka të punësuar dy persona të tjerë, të cilët e ndihmojnë edhe në mbjelljen e 15 ha tokë, të marrë me qira.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion për publikun

Informacion për publikun Në kuadër të transparencës publike, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon se ditën e sotme Shërbimi Veterinar Rajonal i Qarkut Lezhë,

Njoftim për publikun

Bazuar në legjislacionin veterinar shqiptar të gjitha kafshët dhe fermat blegtorale duhet të regjistrohen. Të dhënat e numrave të identifikimit unik të kafshëve për llojekt

Informacion pë publikun

Vijon procesi i vaksinimit falas, për kafshët bujqësore nga Shërbimi Veterinar. Për vitin 2024, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, ka marrë në