Adresa

Rruga “Jordan Misja”, pallati 141/1, shkalla 1, kati 2, Tiranë

Profil/Ferma ime

“𝘌 𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩𝘦̈ 𝘧𝘢𝘮𝘪𝘭𝘫𝘢 𝘪𝘮𝘦 𝘮𝘦𝘳𝘳𝘦𝘵 𝘮𝘦 𝘣𝘭𝘦𝘨𝘵𝘰𝘳𝘪. 𝘕𝘶𝘬 𝘢𝘳𝘳𝘪𝘫 𝘥𝘰𝘵 𝘵𝘪 𝘯𝘶𝘮𝘦̈𝘳𝘰𝘫 𝘮𝘦̈ 𝘷𝘪𝘵𝘦𝘵 𝘦 𝘫𝘦𝘵𝘦̈𝘴 𝘲𝘦̈ 𝘪𝘢 𝘬𝘢𝘮 𝘬𝘶𝘴𝘩𝘵𝘶𝘢𝘳 𝘬𝘦̈𝘵𝘪𝘫 𝘻𝘢𝘯𝘢𝘵𝘪”, rrëfehet Xhevahir Lekaj, teksa e pyesim nëse ia vlen që të merresh me këtë aktivitet. Ferma e tij ndodhet në Muriqan të Shkodrës dhe në total mbarështon 188 dele dhe 10 lopë. Drejtimin e fermës e ka për qumësht dhe mish. Sipas tij, blegtoria këto dy vitet e fundit ka nisur që të marrë zhvillim, pasi çmimi i qumështit është rritur. “𝘋𝘪𝘴𝘢 𝘷𝘪𝘵𝘦 𝘮𝘦̈ 𝘱𝘢𝘳𝘦̈ 𝘬𝘢 𝘲𝘦𝘯𝘦̈ 𝘦 𝘷𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘪𝘳𝘦̈ 𝘲𝘦̈ 𝘵𝘢 𝘮𝘣𝘢𝘫𝘦̈ 𝘨𝘫𝘢𝘭𝘭𝘦̈ 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘢𝘬𝘵𝘪𝘷𝘪𝘵𝘦𝘵 𝘵𝘦̈ 𝘵𝘪𝘭𝘭𝘦̈, 𝘱𝘰𝘳 𝘯𝘦̈ 𝘥𝘪𝘵𝘦̈𝘵 𝘦 𝘴𝘰𝘵𝘮𝘦 𝘬𝘢 𝘭𝘦𝘷𝘦𝘳𝘥𝘪 𝘱𝘦̈𝘳 𝘴𝘩𝘬𝘢𝘬 𝘵𝘦̈ 𝘳𝘳𝘪𝘵𝘫𝘦𝘴 𝘴𝘦̈ 𝘤̧𝘮𝘪𝘮𝘪𝘵 𝘵𝘦̈ 𝘲𝘶𝘮𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘪𝘵 𝘥𝘩𝘦 𝘮𝘪𝘴𝘩𝘪𝘵”, thotë Xhevahiri. Veterinerët e AKVMB shkojnë në fermë sa herë që ka lindje të reja, për të bërë matrikullimet dhe kontrolluar librin e mjekimit. Ferma e Xhevahirit garanton produkte të sigurta për konsumatorin pasi të leshtat dhe gjedhi i janë nënshtruar procesit të vaksinimit dhe gjurmimit për sëmundje të përcaktuara në Planin e Zbatimit të Masave Profilaktike.

Shpërndaje:

Lajme të tjera

Informacion mbi Mizën e Mollës

Miza e Mollës (R. pomonella) konsiderohet si një shkaktar kryesor i dëmit ekonomik në prodhimin e mollës. Bimët bujtëse me interes ekonomik që preken janë;