Seferi dhe Fatbardha Pepa nga Polis Gurshpati i Librazhdit ia kanë kushtuar jetën blegtorisë. Prej 30 vitesh, çdo ditë kujdesen për 300 dele dhe tokat me foragjere. Thonë se në jetën e tyre nuk ekziston fjala pushim, pasi i duhet të merren me fermën.
“Jemi të angazhuar familjarisht, bashkëshorti dhe dy fëmijët me këtë aktivitet. Blegtoria është e vështirë por fitimprurëse. Qumështin e përpunojmë dhe e bëjmë djathë, shitjen e të cilit e kemi të garantuar. Qengjat i shesim për mish”, thonë ata.