Klea ka vetëm dy muaj që i është bashkuar trupës veterinare të AKVMB. E reja nga Elbasani është punësuar si veterinere shërbimi në zonën e Labinot Fushës, duke pasur në përgjegjësi ferma me shpendë, ferma blegtorale dhe parqe me bletë.
Pasioni për kafshët e bëri që të ndjekë studimet për mjekësi veterinare. “𝐼 𝑑𝑢𝑎 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑘𝑎𝑓𝑠ℎ𝑒̈𝑡. 𝑉𝑒𝑡𝑒𝑟𝑖𝑛𝑎𝑟𝑖𝑎 𝑘𝑎 𝑞𝑒𝑛𝑒̈ 𝑧𝑔𝑗𝑒𝑑ℎ𝑗𝑎 𝑖𝑚𝑒 𝑒 𝑝𝑎𝑟𝑒̈, 𝑘𝑢𝑟 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑜𝑠𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑗𝑒𝑘 𝑠𝑡𝑢𝑑𝑖𝑚𝑒𝑡 𝑒 𝑙𝑎𝑟𝑡𝑎. 𝐽𝑎𝑚 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑒 𝑙𝑢𝑚𝑡𝑢𝑟 𝑞𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑛𝑔𝑎 𝑒̈𝑛𝑑𝑟𝑟𝑎𝑡 𝑒 𝑚𝑖𝑎 𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑒̈𝑑ℎ𝑎 𝑢 𝑏𝑒̈ 𝑟𝑒𝑎𝑙𝑖𝑡𝑒𝑡. 𝐹𝑖𝑛𝑎𝑙𝑖𝑧𝑖𝑚𝑖 𝑖 𝑘𝑒̈𝑠𝑎𝑗 𝑒̈𝑛𝑑𝑟𝑟𝑒 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑘𝑢𝑟 𝑛𝑖𝑠𝑎 𝑢𝑠ℎ𝑡𝑟𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑝𝑟𝑜𝑓𝑒𝑠𝑖𝑜𝑛𝑖𝑡”, shprehet Klea.
Sipas saj, të kujdesesh për shëndetin e kafshëve është një detyrë e vështirë pasi një mjek i përgjegjshëm duhet ta gjejë diagnozën në saj të shenjave klinike. “𝑃𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑢𝑟𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑖𝑡 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑚𝑒̈ 𝑒 𝑙𝑒ℎ𝑡𝑒̈, 𝑝𝑎𝑠𝑖 𝑎𝑡𝑎 𝑘𝑜𝑚𝑢𝑛𝑖𝑘𝑜𝑗𝑛𝑒̈ 𝑚𝑒 𝑚𝑗𝑒𝑘𝑢𝑛. 𝑀𝑒 𝑘𝑎𝑓𝑠ℎ𝑒̈𝑡 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑟𝑦𝑠ℎ𝑒. 𝑁𝑒 𝑑𝑢ℎ𝑒𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑖𝑠𝑒𝑚𝑖 𝑛𝑔𝑎 𝑠ℎ𝑒𝑛𝑗𝑎𝑡 𝑘𝑙𝑖𝑛𝑖𝑘𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑖𝑠𝑢𝑟 𝑒𝑘𝑧𝑎𝑚𝑖𝑛𝑖𝑚𝑒𝑡”, e përfundon rrëfimin e saj e sapo diplomuara.