Komisioni Europian publikoi një ditë më parë Progresraportin për Shqipërinë, në të cilin përmend edhe arritjet e AKVMB.
Në Progresraport thuhet se ka pasur progres nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve për rekrutimin e veterinerëve.
“𝑅𝑒𝑓𝑜𝑟𝑚𝑎 𝑛𝑒̈ 𝑠𝑒𝑘𝑡𝑜𝑟𝑖𝑛 𝑣𝑒𝑡𝑒𝑟𝑖𝑛𝑎𝑟 𝑑𝑢ℎ𝑒𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑓𝑢𝑛𝑑𝑜𝑗𝑒̈ 𝑑𝑢𝑘𝑒 𝑝𝑙𝑜𝑡𝑒̈𝑠𝑢𝑎𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑎 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑒𝑡 𝑣𝑎𝑘𝑎𝑛𝑡𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑟𝑖𝑡𝑗𝑒𝑛 𝑒 𝑘𝑎𝑝𝑎𝑐𝑖𝑡𝑒𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑒𝑣𝑜𝑗𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑚𝑏𝑖𝑘𝑒̈𝑞𝑦𝑟𝑗𝑒𝑛 𝑝𝑎𝑠𝑖𝑣𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑎𝑘𝑡𝑖𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑟𝑒𝑣𝑎𝑙𝑒𝑛𝑐𝑒̈𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑠𝑒̈𝑚𝑢𝑛𝑑𝑗𝑒𝑣𝑒”, është një nga këshillat e lëna nga Progresraporti.
Gjithashtu AKVMB është vlerësuar për zbatimin e programeve për monitorimin e brucelozës dhe tuberkulozit në tufat e gjedhëve me më shumë se 10 krerë; monitorimin e antraksit, sëmundjes së dermatozës nodulare te gjedhi, programe të cilat janë duke vijuar.
Gjatë vitit 2021, përfundoi fushata e vaksinimit kundër tërbimit për periudhën 2020-2022, duke përfshirë edhe pas monitorimin e vaksinimit, vlerësim ky i përmendur në Progresraport.
Në dokument është vlerësuar verifikimi, regjistrimi i numrit të kafshëve dhe zbatimi i kontrolleve zyrtare, në tregjet dhe thertoret e kafshëve të gjalla nga ana AKVMB, duke përmirësuar kështu raportimin e sëmundjeve të kafshëve dhe lëvizjen e tyre.
Progresraporti ka folur edher për lançimin e Planit Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve.
“𝐴𝐾𝑉𝑀𝐵 𝑘𝑎 𝑘𝑟𝑦𝑒𝑟 𝑚𝑜𝑛𝑖𝑡𝑜𝑟𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝑣𝑒𝑟𝑖𝑓𝑖𝑘𝑖𝑚𝑖 𝑒 𝑔𝑗𝑒𝑛𝑑𝑗𝑒𝑠 𝑓𝑖𝑡𝑜𝑠𝑎𝑛𝑖𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑐̧𝑑𝑜 𝑑𝑒̈𝑚𝑡𝑢𝑒𝑠 𝑏𝑖𝑚𝑜𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑣𝑒𝑛𝑑, 𝑑𝑢𝑘𝑒 𝑚𝑏𝑖𝑘𝑒̈𝑞𝑦𝑟𝑢𝑟 𝑝𝑒̈𝑟𝑑𝑜𝑟𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑚𝑏𝑟𝑜𝑗𝑡𝑗𝑒𝑛 𝑒 𝑏𝑖𝑚𝑒̈𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑟𝑒𝑧𝑖𝑘𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑝𝑟𝑜𝑑𝑢𝑘𝑡𝑒𝑡 𝑞𝑒̈ 𝑝𝑎𝑟𝑎𝑞𝑒𝑠𝑖𝑛 𝑟𝑟𝑒𝑧𝑖𝑘 𝑡𝑒̈ 𝑙𝑎𝑟𝑡𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑠ℎ𝑒̈𝑛𝑑𝑒𝑡𝑖𝑛 𝑒 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑖𝑢𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑚𝑗𝑒𝑑𝑖𝑠𝑖𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝑙𝑒̈𝑠ℎ𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑐𝑒𝑟𝑡𝑖𝑓𝑖𝑘𝑎𝑡𝑎𝑣𝑒 𝑓𝑖𝑡𝑜𝑠𝑎𝑛𝑖𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑒𝑘𝑠𝑝𝑜𝑟𝑡”, theksohet në Progresraport, duke mos lënë pa përmendur edhe miratimin e substancave aktive të produkteve për mbrojtjen e bimëve në përputhje me acquis të BE-së.
Sa i përket rregullave të sigurisë ushqimore, Shqipëria ka vazhduar përafrimin me acquis të BE-së në plotësimin e kritereve mikrobiologjike të produkteve ushqimore; kërkesave specifike të higjienës për mishin dhe nënprodukteve shtazore.