Projekti “Monitorimi i vaksinimit kundër tërbimit – Faza IV” (MRV-IV)
Projekti “Monitorimi i vaksinimit kundër tërbimit – Faza IV” (MRV-IV) për Shqipërinë financohet nga Bashkimi Europian. Projekti ka nisur në maj 2022 dhe kohëzgjatja është 30 muaj. Projekti zbatohet nga konsorciumi AGT International, NIRAS dhe ISZV.
Objektivi i përgjithshëm i projektit MRV-IV është të kontribuojë në çrrënjosjen e plotë të tërbimit nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor.
Qëllimet e projektit janë:
- të sigurojë që zbatimi i vaksinimit oral kundër tërbimit të kryhet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare;
- të krijojë kapacitete mbikëqyrëse për tërbimin nga autoritetet kompetente kombëtare.
Imuniteti tek dhelpra do të arrihet me zbatimin e tri fushatave të vaksinimit oral të tyre kundër tërbimit dhe roli i projektit është të sigurojë që fushatat e vaksinimit të zbatohen në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Për të krijuar plane vëzhguese për tërbimin, do të zbatohen një sërë veprimesh si përgatitja e strukturës konceptuale të vëzhgimit të tërbimit, mbështetje ligjore, fuqizim i kapaciteteve laboratorike, ndërgjegjësim i publikut, si dhe program intensiv trajnimi për palët e interesuara.
Megjithëse është një projekt relativisht i vogël, ai është kompleks dhe kërkon qasje shumësektoriale, bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të fortë të shumë autoriteteve kompetente kombëtare. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është përfituesi kryesor i projektit dhe ka rol udhëheqës për të siguruar zbatimin e tij.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, pjesë e kontratës me numër CTR433-184 |
Info on the project:
The project “Monitoring Rabies Vaccination – Phase IV” (MRV-IV) for Albania is financed by the European Union. The project started in May 2022 and the duration is 30 months. The project is implemented by the consortium AGT International, NIRAS and ISZV.
The overall objective of the MRV-IV is to contribute to the complete eradication of rabies from Albania and the Western Balkan.
Project purposes are:
- To ensure that implementation of the oral rabies vaccination is carried out in full compliance with international standards; and
- To establish surveillance capacity for rabies.
Immunity in foxes will be achieved by implementation of three Oral Rabies Vaccination (ORV) campaigns, and the role of the project is to assure that vaccination campaigns were implemented in line with international standards. To establish surveillance plans for rabies, a series of actions will be implemented that cover preparation of conceptual design of the rabies surveillance, legislative support, strengthened laboratory capacity, public awareness and finally, intensive training programme for stakeholders.
Although it is relatively small project, it is also a complex one and requires multi-sectoral approach, close cooperation, and strong coordination of many national competent authorities: the Ministry of Agriculture and Rural Development is the main project beneficiary and has the leading role in assuring smooth project implementation.
This project is financed from the European Union under grant agreement No CTR433-184 |