Autoritet Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve është pjesë e bashkëpunimit me “The Food Safety Project”, një projekt ky që ofron mbështetje për standardet e sigurisë ushqimore, veterinare dhe fitosanitare. “The Food Safety Project” financohet nga BE dhe zbatohet nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore të Irlandës (FSAI). Ky projekt ka për qëllim të forcojë më tej kuadrin ligjor, organizimin, kapacitetin e zbatimit dhe procedurat, për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve, në mënyrë që të jetë në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe përafrimin e Shqipërisë me standartet e BE.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është “të kontribuojë në rritjen e mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve në çdo fazë të procesit të prodhimit të ushqimit, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve institucionale dhe administrative në përputhje me axhendën e përgjithshme të reformës së administratës publike”.
AKVMB ka qenë pjesë e bashkëpunimit të ngushtë me “The Food Safety Project”, duke përfituar trajnim të stafit të veterinerëve dhe specialistëve të Drejtorisë së Mbrojtjes së Bimëve. Institucioni ynë dhe “The Food Safety Project” kanë ndërtuar së bashku fushata për ndërgjegjësimin publik dhe për tu siguruar konsumatorëve informimin në mënyrë adekuate rreth zgjedhjeve, roleve, përgjegjësive dhe gjithnjë e më shumë të kërkojnë produkte ushqimore të sigurta dhe me cilësi të lartë.

https://www2.thefoodsafetyproject.eu/rreth-nesh